Në fillim të konferencës për media pas takimi të përbashkët mes shefit të diplomacisë greke, Nikos Koxias dhe ministrit maqedonas, Nikolla Dimitrov, ministri Dimotrov kishte problem me mikrofonin dhe për këtë shkak nuk mundeshte ta fillojë siç duhet deklaratën, transmeton Portalb.mk.

“Shpresoj se nuk ka parti të tretë e cila intervenon në marrëdhëniet tona”, tha në fillim Dimitrov me shaka.

“Kur mendojmë për të ardhmen e vështirë është të gjenden dallime, por që të vihet deri te e ardhmja duhet ta tejkalojmë dallimin aktual rreth emrit. Detyra nuk është e lehtë, ky praktikisht është takimi i dytë i vërtetë ku biseduam për elemente bazë. Bëhet fjalë për punë për balanc delikat. Gjysmë ditë mendoj se çfarë është më e rëndësishme për opinionin në Greqi, dhe gjysmën tjetër çka është më e rëndësishme për ne. Nëse një hap i vogël bëhet në këtë drejtim, i gjithë ekuacioni lëviz”, tha Dimitrov në konferencë pas takimit.

Ai shtoi se të dy vendet përpiqen të ndërtojnë besimin, por theksoi se akoma ka paragjykime.

“Mendoj se edhe nga ana tjetër, shpresoj që Koxias do ta konfirmojë, ka dëshirë që të tejkalohet në atë mënyrë që nuk do të prek askënd. Më e rëndësishme është që të mos preken çështjet e tilla”, tha ai dhe shtoi se javën e ardhshme do të zhvillohen takime në Vjenë me ndërmjetësuesin, Metju Nimic.

Sot po bëjmë hap që t’i zgjidhim problemet që nuk i kemi krijuar ne, por i kemi trashëguar dhe jemi të detyruar t’i zgjidhim, tha ministri grek i Punëve të jashtme, Nikos Koxias në konferencë për media.

“Është e lehtë në politikë, gjegjësisht në politiken e jashtme të mos bësh asgjë, por pengesat politike duhet të tejkalohen dhe do të sjellin zhvillim. Ministrat e Punëve të Jashtme, në kuadër të qeverive të tyre kanë për detyrë të gjejnë zgjidhje që do ta trashëgojnë sjelljen e të dy popujve që janë të afërt dhe komunikojnë. Besojmë ne bisedime të shpeshta, në një kompromis nga i cili në të ardhmen të dy palët do të fitojnë. Asnjëherë nuk mund ta fitosh atë që e ke në krye, por atë që është e rëndësishme për veten dhe ta japësh atë që është e rëndësishme për palën tjetër”, tha Koxias.

Sipas tij, interesi i përbashkët është e ardhmja dhe stabiliteti i rajonit.