Pas zhurmës së madhe në selinë e BDI-së në Reçicë, krahu i Beqës arrinë të fitojë një drejtori shumë të rëndësishme. Siç mëson portali fol.mk Irfan Buci do të jetë zv/drejtor o doganës. Buci njihet edhe si krahu i Beqës – Bekir Hasanit në Çair.

BDI vazhdon të kalkulojë me emrat e drejtorëve ku ditëve në vijim pritet që të emërohen të gjithë drejtorët në Maqedoni.

Ndryshe portali fol.mk merr vesht se disa drejtorë do të vazhdojnë aty ku janë e disa do të jenë emra të rinj.