Ministri i Ekonomisë kur flet për Ministrinë e Kulturës flet sikur për ministri të ndonjë qeverie tjetër.

Kështu u konstatua në debatin e sontëm në Click Plus ku i ishte Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, nënkryetari i ASH, Elmi Aziri dhe analisti Visar Ademi, midis shumë mospajtimeve që kishte në shumë pika, mbrojtja që kuadri i BDI-së i bënte buxhetit diskriminues dhe të gjithē kuadrove të qeverisë ashtu si e ka zakon çdo kuadër i BDI, i jashtëzakonshem ishte momenti kur bisedohej për Ministrinë e Kulturës ku ministri nuk polemizoi fare me arsyetimin se atë ministri e udhëheq kuadër i një subjekti tjetër.

Kur e dim se atë ministri e udhëheq kuadër i Besës së Shkupit dhe kjo sjellje e ministrit të ekonomisë hap shumë polemika mbi funksionalitetin e kësaj qeverie sa jetëgjatë mund të jetë me kaq armiqësi brenda!