Shtabi për mbrojtje civile tha se numri aktual i rasteve aktive arrin në gjithsej 2.587.
Gjatë 24 orëve të fundit në Kroaci janë regjistruar 341 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe tre vdekje.

Shtabi për mbrojtje civile tha se numri aktual i rasteve aktive arrin në gjithsej 2.587.

Në mesin e tyre 299 pacientë janë në spital, ndërsa në respiratorë janë 24 pacientë.

Tre pacientë e kanë humbur jetën gjatë orëve të fundit. Deri më tani në Kroaci janë regjistruar 12.626 persona të prekur me koronavirus, prej të cilëve 206 kanë vdekur, ndërsa 9.833 janë shëruar.

Deri më tani janë testuar gjithsej 201.138 persona, prej tyre 4.172 gjatë 24 orëve të fundit.