Kroatët votojnë sot për të zgjedhur qeverinë e re që do të përballet me pasojat ekonomike nga koronavirusi në një kohë kur rritja e kontaminimeve ka vënë nën presion konsrvatorët në pushtet.

Votimet që u hapën në orën lokale 07:00 (05:00 GMT).

“As HDZ e kryeministrit, Andrej Plenkovic, as koalicioni “Restart” i drejtuar nga social-demokratët (SDP) e Davor Bernardic nuk duket se mund të fitojnë maxhorancën absolute prej 151 vende deputetësh”, sipas sondazheve.

“Lëvizja patriotike” e këngëtarit popullor dhe populist Miroslav Skoro mori 11% të votave, prandaj mund të përfundojë në rolin e arbitrit.

As konservatorët dhe e majta e qendrës nuk janë shprehur për të krijuar një aleancë me kandidatin nacionalist, i cili akuzohet nga SDP për vërejtje seksiste dhe të nostalgjisë për të kaluarën ustashi pronaziste të Kroacisë.

Por analistët thonë se HDZ mund të mos ketë zgjidhje tjetër nëse dëshiron të formojë qeverinë e ardhshme.

Pas sloganit “një Kroaci e sigurt”, HDZ e Andrej Plenkoviç, një ish-diplomat i aftë në çështjet europiane, shprehet se ai është më i aftë të përballet me sfidat mëdha ekonomike që priten, me parashikime për një rënie të PBB-së me gati 10%.