Federatës kroate të futbollit i është ndaluar shitja e biletave për ‘disa tifozë të caktuar’ të identifikuar si ‘huliganë’ dhe është gjobitur me 100,000 euro pasi fansat e tyre shkaktuar probleme në turma në Euro 2016, ka thënë UEFA në një komunikatë për media.

Federata kroate (HNS) është dënuar me ”trazira në turma, përdorim të fishekzjarrëve, hedhje të mjeteve piroteknike dhe për sjellje raciste”, ka thënë organi drejtues në komunikatë.