Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin në Rrugë apelon deri te shoferët që t’i përdorin rripet e sigurisë edhe në udhëtimet më të shkurtra. Një nga shkaqet për numrin e madh të të vdekurve dhe të të lënduarve rëndë në aksidente trafiku është niveli i ulët i përdorimit të rripit të sigurisë.

Edhe krahas asaj që përdorimi i rripit të sigurisë është obligim ligjor për të cilin janë të vetëdijshëm gati se të gjithë shoferët dhe udhëtarët, megjithatë një pjesë e madhe e shoferëve dhe udhëtarëve nuk e respektojnë këtë obligim ligjor, bëjnë të ditur nga KRSKRR.

Me qëllim të ngritjes së vetëdijes për nevojën e përdorimit të rregullt të rripit të sigurisë, Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacion në Rrugë përgatiti këshilla, informacione dhe përgjigje për çështjet kyçe për atë se kush, kur dhe pse duhet të përdorë rrip të sigurisë.

Përdorimi i rripit të sigurisë është i dedikuar vetëm për siguri personale dhe mbrojtje të shoferit gjegjësisht udhëtarit.

Rripi i sigurisë dukshëm ndikon në atë se si do të jenë pasojat nga aksidentet e trafikut.

Detyrimi për përdorimin e rripit të sigurisë ka të bëjë me shoferin, të bashkudhëtarëve në ulëset e përparme, por edhe të bashkudhëtarëve në ulëset e pasme, gjegjësisht në të gjitha ulëset e automjetit në të cilat ka të vendosur rrip sigurie, shoferi gjegjësisht udhëtarët, kanë obligim për përdorimin e rripit të sigurisë.

Detyrimi për përdorimin e rripit të sigurisë është i detyrueshëm për shoferin dhe të gjithë udhëtarët në veturë pa dallim të asaj se vetura lëviz në vend të banuar ose jashtë vendeve të banuara.

Detyrimi për përdorimin e rripit të sigurisë nuk ka të bëjë vetëm me: furnizues të mallit në qarkullim, në vendin e ofrimit dhe shoferë të cilët me automjet lëvizin me shpejtësi të ecjes së një njeriu, kur lëvizin mbrapa dhe në parkingje.

Fëmijët deri në moshën 5-vjeçare janë të obliguar që të përdorin ulëse për fëmijë të lidhur me rrip të sigurisë.

Mospërdorimi i rripit të sigurisë sanksionohet me dënim në të holla i dedikuar vetëm për personin i cili nuk përdor rrip pa dallim se a bëhet fjalë për shofer ose udhëtar në ulësen e përparme ose ulësen e pasme.

Në rast të ndonjë aksidenti trafiku, rripi i sigurisë dhe jastëku me ajër do ta ngadalësojnë lëvizjen e trupit drejtë pjesëve të forta të automjetit, me çka absorbohet një pjesë e madhe e fuqisë e cila çlirohet gjatë përplasjes. Pasojat për shoferin dhe udhëtarët janë më pak serioze në krahasim me ata shoferë dhe udhëtarë të cilët nuk e përdorin rripin e sigurisë.