20% e rasteve të vdekjeve në rrugë janë për shkak të lodhjes së vozitësve, prandaj Këshilli Republikan për Siguri të Komunikacionit në Rrugë (KRSKRR) bën thirrje që qytetarët mirë të mendojnë para se të dalin në rrugë me veturë, kujdesshëm dhe të kohë të planifikojnë udhëtimin e tyre, të bëjnë 15 minuta pushim në çdo dy orë efektive vozitjeje dhe të mos vozitin rrugë të gjata nëse ndjehen të lodhur.

‘Mënyra e vetme për menaxhimin e lodhjes është pushimi (gjumi) i mirë. Asnjë prodhim kofein nuk mund ta zëvendësojë ëndrrën e mirë para daljes në rrugë’, kumtoi KRSKRR, njofton AIM.

Sipas KRSKRR, shoferët e rinj vijnë janë të një kategorie të veçantë të rrezikshme si dhe janë më tepër pjesëmarrë në akisdentet rrugore dhe se stina e verës është periudha më kritike kur është në pyetje lodhja dhe udhëtimet e gjata.