Pala greke vazhdon të shprehet optimiste për zgjidhjen e kontrestit të emrit të Maqedonisë, por se insiston në ndryshime kushtetuese.

Në intervistë për gazetën greke “Dokumento”, ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Koxias, ka deklaruar se nevojitet ndryshim i Kushtetutës, që emri të jetë edhe për përdorim të brendshëm dhe të jashtëm, por edhe të evitohen akuza të ardhshme se janë shkelur dispozitat kushtetuese.

“Ndryshimi i Kushtetutës të mikut dhe fqinjit, nënkupton, e para implementimi i erga omnes-it, gjegjësisht përdorim të emrit të ri në të gjitha rastet. në nivel të brendshëm dhe ndërkombëtar, si dhe për evitimin e mospajtimeve të ardhshme që do të dilnin pa këtë ndryshim. E dyta, se në të ardhmen do të evitohej një Qeveri tjetër te fqinji të kërkojë sqarim për shkeljen e Kushtetutës, nëse Marrëveshja ndërkombëtare del nga kompetencat”, ka thënë Koxias, Ministër i jashtëm i Greqisë.

Në intervistën e tij, ministri i Jashtëm grek, vlerëson se mospajtimet do të jenë të pashmangshme nëse përdoren dy emra të ndryshëm. Sipas tij, zgjidhja nuk duhet të jetë që “njëri t’ia imponojë mendimin e tij tjetrit”.

“Marrëveshja duhet të jetë pako marrëveshje, t’i përfshijë çështjet për të cilat bisedojmë në KB, eliminimin e irredentizmit dhe parashikimin e masave dhe kushteve që të mos ketë paraqitje të sërishme, mbështetje për integrimin e vendit fqinj në organizatat ndërkombëtare dhe aktivitete të përbashkëta. Nevojitet periudhë kohore që të implementohen këto punë”, ka thënë Koxias, Ministër i jashtëm i Greqisë.

Gjatë intervistës, shefi i diplomacisë greke vlerëson se dritarja për gjetjen e zgjidhjes akoma është hapur, kjo si rezultat i parimeve politike të Qeverisë greke, të masave për ndërtim të besimit, por edhe për shkak të ndryshimit të pushtetit në Maqedoni.