Kuvendi i Republikës së Maqedonisë miratoi deklaratë me të cilën e dënon holokaustin dhe gjithë format e gjenocideve dhe shkeljes së të drejtave të njerëzve.

Sot u mbajt edhe seancë e përkushtuar 75-vjetorit nga depërtimi i Hebrenjve nga Maqedonia. Deputetët dërguan porosi – Holokausti ose cilido gjenocid tjetër asnjëherë të mos përsëriten. Kryetari i Kuvendit, porositi – angazhimi jonë i përhershëm është që asnjëherë të mos harrohen 7.144 hebrenjtë e depërtuar nga Maqedonia në kampin e vdekjes në Treblink.

“Dërgojmë mesazh të zëshëm se Holokausti, apo ndonjë gjenocid tjetër nuk duhet të përsëritet. Ju përsëris se Kuvendi i Maqedonisë, në seancën e 35 e cila u mbajt me 5 mars të vitit 2018 , me mbështetjen e të gjithë deputetët dhe të partive politike, nga shumica dhe opozita, miratoi deklaratë me rastin e 75 vjetorit nga deportimi i hebrenjve nga Maqedonia në kampin e vdekjes në Treblik”, tha Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi.