Kryeministri grek Aleksis Cipras arriti në Pekin ku më 14 dhe 15 maj do të marrë pjesë në forumin për bashkëpunim ndërkombëtar “Një rrip, një rrugë” me qëllim që të nënshkruhet memorandum për bashkëpunim me të cilin do të stimuloheshin investimet kineze në Greqi.

Në margjina të samitit Cipras do të realizojë takime me më shumë liderë botëror, mes të cilëve edhe me sekretarin e përgjithshëm të KB-së Antonio Guteresh.

Sipas burimeve nga kabineti i kryeministrit grek, të cilave u referohen disa media greke, Cipras dhe Guteresh do të bisedojnë për situatën në Maqedoni dhe marrëdhëniet greko-turke. Hollësi të tjera nuk kumtohen.

Përndryshe në Samitin në Kinë do të marrin pjesë rreth 30 liderë botëror mes të cilëve edhe presidentët i Kinës, Rusisë, Turqisë dhe 80-të shefa të institucioneve ndërkombëtare si Krisitin Lagard i Fondit Monetar Ndërkombëtar, kryetari i Bankës Botërore Xhim Jong Kim dhe shumë të tjerë.