Armiku më i madh i Putinit brenda Rusisë, kreu opozitar rus, Aleksei Navalny, është rikthyer në shtëpinë e tij pas një operacioni në Spanjë, për shkak të lëndimeve të rënda që mori gjatë disa protestave.

“Jam rikthyer”, ka qenë mesazhi i vetëm i Navalny në Twitter. Ai i ka bërë thirrje mbështetësve të tij që të marrin pjesë në tubimet e anti-korrupsionit muajin e ardhshëm, dhe paralajmëroi kabinetin e Putinit se protestat do të mbahen në 147 qytete ruse.

Lideri opozitar po planifikon që të garojë në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen vitin e ardhshëm.