Disa javë para se votuesit holandezë të shkojnë në votime, kryeministri Mark Rutte, ka thënë se kushdo që refuzon vlerat e vendit duhet të largohet.

Sondazhet para zgjedhjeve të marsit në Holandë tregojnë një rritje të frikshme të ekstremistëve, që sipas analistëve reflekton pakënaqësinë ndaj politikave të emigracionit dhe azilantëve.

Për të forcuar disi pozitat në prag të zgjedhjeve, kryeministri pati disa deklarime të ashpra ndaj grupeve të emigrantëve që nuk integrohen me rregullat dhe kulturën holandeze.

“Silluni normalisht, respektoni vlerat tona. Nëse nuk ju pëlqejnë është e thjeshtë, mund të largoheni”, deklaroi Rutte. 

Menjëherë pas kësaj deklarate, ka reaguar lideri i partise ekstremiste Gers Wilder, shkruan “BBC”. 

“Njeriu i kufijve të hapur, i cunamit të azilantëve, i emigracionit masiv, islamizimit gënjen dhe mashtron sërish”, komentoi ai në Twitter.