Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti të hënën ka thirrur një takim me kryetarët e komunave të Kosovës.

Ai gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, ka thënë se me zëvendës kryeministrinë Goran Rakiq do të paraqesin para kryetarëve të komunave fondin e ndarë për komunat.

Hoti po ashtu ftoi dhe ministrin e Arsimit dhe të Shëndetësisë që të jenë prezent në këtë takim.

“Të hënën në orën 11:00 kam ftuar një takim me kryetarët e komunave ku do të bisedojmë me zëvendës kryeministrinë Goran Rakiq për fondin që kemi ndarë për komunat, si dhe lus ministrinë e Arsimit që të jetë prezent për të prezantuar master planin si dhe ministrinë e Shëndetësisë. Do i kemi tri tema të cilat do të diskutojmë”, ka thënë kryeministri Hoti.