Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq ka mirëpritur ratifikimin e djeshëm të demarkacionit në Kuvendin e Kosovës. Ai ka përgëzuar deputetët që me votimin pro plotësuan një nga kushtet kryesore për liberalizimin e vizave.

Sipas Markoviqit, ratifikimi i demarkacionit dëshmon se në Ballkan mund të zgjidhen kontestet edhe pa ndërmjetësimin e të tjerëve.

 “Ne përgëzojmë shumicën parlamentare të Kosovës. Ky është një konfirmim i aftësive tona për të zgjidhur vetë problemet e rëndësishme rajonale, pa kërkuar ndërmjetësim. Ky është një lajm i mirë për marrëdhëniet tona bilaterale, për Kosovën dhe për perspektiven evropiane të rajonit”, thuhet në deklaratën e kryeministrit malazias.