Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një telefonate ka uruar të gjithë lojtarët e kombëtares për fitoren ndaj Rumanisë, ndërsa mes batutash bëri edhe dhuratat e para për të gjithë delegacionin kuqezi, lojtarët dhe stafin teknik.

“Duke filluar nga presidenti Duka e deri tek më i fundit, të gjithë do të merrni pasaporta diplomatike”, u shpreh kryeministri Rama. Në një video të postuar në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, Rama, me shaka, i premton një makinë Kaçes, ndërsa edhe një traktor Mërgim Mavrajt.