Unë jam përkrahës, është hapur debat, po diskutohet dhe do të sillet. E dini se qëndrimet e tona për këtë çështje janë të qarta, gjuhët janë mjet për t’u kuptuar dhe absolutisht nuk kemi kurrfarë paragjykimi”, potencoi kryeministri Zaev

“Ligji për avancimin e gjuhëve është pjesë e prioriteteve, të cilat janë pjesë përbërëse të kësaj agjende, të cilën edhe sot e diskutuam”, kështu tha kryeministri, Zoran Zaev, në konferencën e përbashkët për shtyp me eurokomesarin për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han, në lidhje me atë se a është prioritet ligji për avancimin e gjuhës shqipe “Edhe sipas Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, njëra ndër çështjet më të rëndësishme, që duam ta përmbyllim, është avancimi për përdorimin e gjuhëve, në pajtueshmëri me të gjitha procedurat do të jetë gati.