Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev,sot do të qëndrojë për një vizitë zyrtare njëditore në Kosovë,përcjell Fol.

Në kuadër të vizitës, kryeministri Zaev do të takohet me homologun e tij të Kosovës Ramush Haradinaj, i ndjekur nga një konferencë e përbashkët shtypi. Gjatë ditës kryeministri Zoran Zaev do të takohet me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, dhe kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Gjatë qëndrimit kryeministri Zaev do të takohet me përfaqësuesit e komunitetit të biznesit maqedonas – kosovar.

Delegacioni i kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev do të përbëhet nga ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, Ministër i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski, ministri i Kulturës Robert Alagjozovski,dhe ministri pa portofol i ngarkuar për diasporë Edmond Ademi.

Vizita e kryeministrit Zoran Zaev është edhe vizita e parë zyrtare në Republikën e Kosovës./Fol.mk