Qeveria e Republikës së Maqedonisë ndërmerr të gjitha masat për të hapur rrugët euro-atlantike të vendit dhe për të siguruar jetë më të mirë për qytetarët e saj, thuhet në deklaratën e kryeministrit Zoran Zaev pas takimit me ambasadorin e Kanadasë Philip Pinnington.

Një nga prioritetet kryesore të Qeverisë është sigurimi i perspektivës, vendeve të reja të punës dhe paga më të mira me qëllim të parandalimit të largimit të popullatës nga vendi dhe për këtë shkak është hartuar një plan ambicioz 3-6-9 në realizimin e të cilit do të përfshihet e gjithë shoqëria.

Ambasadori Pinnington ka përshëndetur qasjen reformatore të Qeverisë së re duke cekur ndryshimin në disponimin e qytetarëve dhe optimizmin për ndryshime të vërteta dhe të qëndrueshme në të gjitha sferat e jetës dhe shprehu pritjet e Kanadasë për angazhimin e Maqedonisë për sigurinë rajonale si element garantues i investimeve të reja në vend.