Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, të gjithë besimtarëve të cilët sot e festojnë festën e madhe Fitër Bajramin, që është kurorë e muajit të shenjtë të Ramazanit, u dërgoi urime të sinqerta për shëndet të mirë, bereqet dhe paqe.
“Për Fitër Bajram Ju dërgoj urime të sinqerta për shëndet të mirë, gëzim dhe paqe, suksese, fitore personale dhe kolektive. Kjo festë e përkushtuar ndaj mirësisë, dashurisë dhe faljes ndahet me të afërmit. Këtë vit na u zvogëlua numri i njerëzve të cilët na rrethojnë, por mund të ndajmë një fjalë të mirë, ndihmë, buzëqeshje dhe besim se jemi më afër tejkalimit të të gjitha sfidave që na i solli pandemia.

Ju uroj ditë të bukura festive të përmbushura me momente të lumtura dhe të hareshme me të afërmit dhe të dashurit e Juaj”, thekson kryeparlamentari Talat Xhaferi.