Në Shkup jetojnë gjithsej 170 qytetarë të pastrehë dhe për përkujdesjen e tyre kryeqyteti ka ndërtuar një strehimore dhe për çdo javë siguron ushqime dhe veshmbathje. Kur përkeqësohet moti, të pastrehët qëndrojnë në këtë qendër, ku mund të lahen dhe të shfrytëzojnë edhe shërbime mjekësore.

Qyteti i Shkupit për ndërtimin e strehimores në vitin 2011 ka shpenzuar gati një milionë e gjysmë denarë, kurse këtë vit ka ndarë dy milionë denarë që ishin paraparë për festimin e Vitit të Ri janë shfrytëzuar për zgjerimin e kampit. Në buxhetin e vitit 2018 janë paraparë 700 mijë denarë për mirëmbajtjen e kampit, informojnë për Almakos nga qyteti i Shkupit.

“Pika për të pastrehët e Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit u hap në vitin 2008. Punon të hënën kur njerëzit e pastrehë marrin shërbime higjienike dhe çdo të premte kur marrin rrobat e pastra, ekzaminimin mjekësor dhe medikamentet e nevojshme, biseda dhe këshilla nga një psikolog, ushqim dhe pije të ngrohtë”, thonë nga Qyteti i Shkupit.

Strehimorja e parë me një hapësirë prej 60 metra katror është hapur në vitin 2011 si rezultat i bashkëpunimit mes bashkisë së kryeqytetit dhe Kryqit të Kuq. Të pastrehët përveç qëndrimit ditorë me ushqim, kanë edhe përkujdesje shëndetësore, kushte për mbajtjen e higjienës personale dhe shërbime tjera psiko-sociale.

“Që nga hapja e strehimores e deri më tani çdo dimër apo verë në pikën e përbashkët strehimore të qytetit të Shkupit zhvillohen aktivitete nga më të ndryshmet për ti mbrojtur, të pastrehët nga temperaturat e ulta ose të larta”, deklaruan për Almakos nga qyteti i Shkupit.

Aktualisht janë strehuar 30 persona, dhe gjatë vitit rreth 5 apo 10 persona kujdesen për të sëmurit.

“Që nga themelimi i strehimores e gjer më sot janë evidentuar 170 raste të personave të pastrehë. Shumica e këtyre janë plotësisht të dëshpëruar dhe jetojnë në parqe, ndërtesa të braktisura, stacione hekurudhore / autobusi, bodrume, garazhe”, pohojnë ata.

Në korrik të vitit 2017, kapaciteti i strehimores u zgjerua duke dyfishuar numrin e shtretërve, nga 16 në 32 shtretër. Strehimorja është e pajisur me kuzhinë, 4 tualete, me dushe të ndara në dy blloqe, për femra dhe meshkuj./almakos