Rreth orës 9:30 te mëngjesit te sotëm, kryetari i Lëvizjes BESA është penguar nga një grup personash që janë thirur në emër të sigurimit të futen në selinë e kësaj partie në Shkup. Megjithë tentimin për ta ndalur kryetari Kasami ka hyrë në zyrën e tij në selinë e Lëvizjes në Shkup.

Sigurimi i objektit ka thënë se nuk ka mundur t’i ndalojë dot të mos futen brenda objektit te selisë për shkak se z Kasami është vazhdon të jetë kryetar legjitim dhe se ata nuk kanë autoritet të përzihen brenda mosmarrveshjeve që eksistojnë brenda partisë , por vetëm të sigurojnë objektin.Mësohet se në këto momente është ftuar edhe policia që të jetë në përkujdesje të situatës që të mos ndodh ndonjë incident i padëshiruar.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe për momentin po kryejnë kontrolle brenda selisë.