Kryetari I Bfi së Sulejman Rexhepi mirpriti delagacion nga Emiratatet e Bashkuara në udhëheqje të Ish Kryetarit të Parlamenitit Ndërkombëtar botëror Ahmed Aljaruan.
Jemi bashkarisht të interesuar që Maqedonia të kyçet në instancat botërore ndërkombëtare për paqë siguri dhe mirkuptim dhe për luftë kundër radikalizmit dhe terrorizmit theksoi Kryetari I Bfi së Sulejman Rexhepi, sipas të cilit kjo është një mundësi e mirë për tu prezentuar kultura multikonfesionale e vendit por edhe të luftohen cështjet negative që marrin edhe viktima njerëzore.
“Me u bashkangjit në familjen e madhe botërore është punë e madh në luftë kundër terrorizmit, radikalizmin, ekstremiymin të gjitha çështjet negative që marrin me vete edhe viktima njerëzore. Kjo është një mundësi e mirë këto ditë do të nënshkruhet edhe nga organet e shtetit sepse kemi nevoj duke pas paraszsh se kemi jostabilitet neviotet të kyqemi në këtë organizatë”, tha Sulejman Rexhepi, Kryetar i BFI-së.
Ish Kryetari i Parlamenitit Ndërkobëtar botëror Ahmed Aljaruan tha se qëllimi i përbashkët është që të promovohet toleranca dhe të bashkëpunohet në këtë drejtim me Maqedoninë.
“Ne po shqyrtojmë munësinë e bashkëpunimit me Universitetet dhe organizatat e tjera në Maqedoni që të sëndërtojmë vlerat e tolerances dhe paqes dhe të punojmë bashkarisht në promovimin e tolerances dhe paqes”, tha ish Kryetar i Parlamenitit Ndërkobëtar botëror Ahmed Aljaruan.
Memorandumi që do të nënshkruhet do përfshijë edhe përkrahjen e studentëve të dalluar nga fakulteti I shkencave islame dhe ndihmë financiare për avancimin e shkollimit të tyre.