Për t’u ardhur në ndihmë familjeve të prekura nga përmbytjet, kompania “Ecolog” ka dorëzuar sot te Shtabi i Emergjencës në Komunën e Skenderajt mijëra pako me ndihma në ushqime, artikuj higjiene dhe batanije.

Ndihmat janë dorëzuar tek autoritetet komunale, me ç’rast kryetari i Komunës, Fadil Nura, e ka falënderuar pronarin e kompanisë “Ecolog” Lazim Destanin për solidaritetin dhe mbështetjen e treguar për këtë situatë të vështirë, nëpër të cilën po kalon popullata e Skenderajt.

“Fillimisht dua të them që Lazim Destani është ndër njerëzit e parë që më ka kontaktuar pasi kanë ndodhur vërshimet, kemi qenë në vazhdimësi në kontakt, ky eshtë një humanitet i madh që zoti Destani e ka treguar qysh herët dhe e falënderoj në emër të gjithë qytetarëve të Skenderajt për këtë kontigjent humanitar që solli sot”, tha Nura.