Kryetari i Komunës së Strugës , Ziadin Sela priti një delegacion nga komuna e Byjykçekmexhesë nga Stambolli i Turqisë.

Sot, Kryetari i Komunës së Strugës , Ziadin Sela priti një delegacion nga komuna e Byjykçekmexhesë nga Stambolli i Turqisë.

Pas takimeve të njëpasnjëshme brenda një viti u arritën disa bashkëpunime të rëndësisshme që kulmoi me vendosjen e vëllazërimit mes komunave tona.
Menjëherë ka nisur zbatimi këtij dokumenti, duke patur parasysh donacionin e 1000 uniformave për ShMK ” Gjimnazi Dr. Ibrahim Temo” vetëm pak kohë më parë .

Pas vizitës së Kryetarit në Byjykçekmexhe ishte radha e miqve nga Turqia ta vizitonin Strugën dhe atë për një bashkëpunim konkret .

Bëhet fjalë për projektin që do të zgjidhë njëherë e përgjithmonë problemin e nxënësve të shkollës fillore nga qyteti i Strugës Konkretisht, palët ranë dakord në parim për ndërtimin e një blloku të ri që do t’i bashkangjitet objektit egzistues të shfk ” Vëllezërit Milladinovci”. Sot palët diskutuan për mënyrat dhe procedurat administrative të realizimit të ketij projekti.

Kryetari Sela falenderoi delegacionin e përbërë nga z. Kemal Akar , Mustafa Aydin dhe Serap Erdil dhe Kryetarin Hasan Akgun megjithëse për shkak të angahimeve nuk ishte I pranishëm sot në Strugë.

‘’ Nga ana jonë veçmë kemi filluar procedurat fillestare, duke filluar me dokumentacionin përkatës për lejen e ndërtimit . Së shpejti shpresoj që të gjejmë mënyrën se si ta realizojmë projektin sa më shpejtë dhe më mirë ‘’ – u shpreh ndër të tjera Kryetari i Komunës së Strugës , z. Ziadin Sela.

Kryetari, i shoqëruar nga shefi për arsim dhe kulturë në Komunën e Strugës , Syrija Rashidi dhe delegacioni nga Komuna e Byjykçekmexhesë shkuan të shohin në terren hapësirat se ku do të ndërtohet objekti i ri, përaktësisht blloku shtesë mbi objektin egzistues.
Nxënëxit e Shkollës ‘’ Vëllezërit Milladinovci’’ kishin përgaditur edhe një program modest me këtë rast. Gjithashtu, sot për nxënësit e kësaj shkolle u dhuruan uniforma të reja krahas çantave dhe mjeteve të tjera mësimore falë këtij bashkëpunimi.