I nderuar kryetari i komunës z.Fatmir Izairi me keqardhje pranojmë lajmin se me datë 18.12.2015, të Premten, ju së bashku me karvanin elektoral të BDI-së do të bëni lëshimin në përdorim të rrjetit të kanalizimit dhe ujësjellësit në fshatin Strimnicë. Ne banorët e Strimnicës ndjehemi të zhgënjyer nga ky veprim, edhe atë për disa arsye.

  1. Në asnjë mënyre ne nuk kemi qenë kundër realizimit të këtyre projekteve tepër te nevojshme për banorët e Strimnicës, por mënyra dhe qasja e organeve të Komunës , sidomos Kryetarit të Komunës ndaj neve Strimnicasve nuk ka qenë aspak korekte, nga vete fakti se si ka rrjedhe I gjithe procesi që nga realizimi I planit urbanistik për projektin në fjalë, shpalljen e tenderit dhe sidomos menyrën tejet jotransparente , mbase edhe kriminale të finansimit të këtij projekti , që akoma nuk ka përfunduar dhe qe ju vini të prisni shiritin sot.
  2. Sigurisht se len shumë për të dëshiruar cilësia dhe qëndrueshmëria e këtij projekti, ku ne kemi fakte të pakontestueshme se e gjithe kjo punë është bërë jashtë cdo norme dhe standardi, si dhe nga persona pa kualifikim të mjaftueshëm, për të kryer projekte të tilla.
  3. Temë në vete është edhe fshehja e kostos reale të këtij Projekti, ku ju vet me vetëdeklarimet tuaja jeni konfuz dhe na detyroni edhe neve të dyshojm se ju keni keqpërdorur mjetet edhe të neve Strimnicasve po edhe të Komunës. Ska se si të mos jetë ndryshe kur ju në raportin e investimeve për Komunën e Zhelinës për vendbanimin Strimnicë në pikën 3 publikoni se: “Ndërtimi I rrjetit sekondar për furnizim me ujë deri në kycje për vendbanimin Strimnicë bashkë me kanalizimin. Vlera: 600.000 euro (me TVSH) dhe një javë me pas ne një paraqitje në TVART me datë 04 shtator 2015 deklaroni se projekti I kanalizimit dhe ujësjellsit në vendbanimin Strimnicë kap një vlerë mbi 750.000 euro.

Pra me t ë drejtë në emër të banorëve të Strimnicës , Kryetarit të Komunës ia drejtojm disa Pyetje publike:

  • I nderuar Kryetar z. Fatmir Izairi, a mund të na tregoni ,se për një interval kohor një javor ku përfunduan ato 150 mijë Euro?
  • Sa është vlera reale e projektit pasi ju vetë keni deklaruar dy vlera të ndryshme dhe cila është përqindja e pjesëmarrësve në financim të këtij projekti
  • Shpesh deklaroni se qytetatët me vetëdëshirë japin mjete,ose e vetëfinansojnë projektin, atëher me cfarë të drejte përvetsoni dhe I dilni zot projektit të kanalizimit dhe ujësjellsit në fshatin Strimnicë, kur banorët me vetëkontribut kanë paguar nga 700 euro.A thua vallë paguajn me vetëdëshirë edhe banorët e vendbanimeve maqedonase!

Sigurish se kemi edhe shumë pyetje të tjera , prandaj me padurim presim përgjigje të shpejt nga ana juaj.

Mbase edhe do të kishte qenë më mirë që ju sot 18.12.2015 mos vini fare në Strimnicë se edhe ashtu nuk jeni të mirëseardhur!

Disa foto nga projekti I kanalizimit si dhe deklarate ne Tv ART, ndiq linkun më poshtë nga min 14.

http://www.youtube.com/watch?v=x-Ml_nuLHkg

kryetari_e_komunes_se_zhelines_1ftesastat strstr1str2