Pas lajmit të publikuar dje në mediat elektronike për gjoja largimin e kryetarit të nëndegës së ASH-së nga Liseci i Tetovës, dhe bashkangjithes së tij  koalicionit BESA&SDSM, ka reaguar  vetë Lirim Mustafa, nëpërmjet një video mesazhi nga selia e ASH-së, duke demantuar kalimin e tij në taborin e Kasamit, Zaevit dhe Dragisha Miletiqit.

Ja çfar thotëLLirim Mustafa në demantin e tij thotë:

“Unë Lirim Mustafa Kryetar i Nëndegës së ASH Fshati Lisec, demantoj lajmet e publikuara se kam kaluar në koalicionin BESA-LSDM.

Njoftoj opinionin se fotografia e publikuar ësht keqpërdorur pa vullnetin tim.

Unë vazhdoj të jem Kryetar i Nendegës së ASH fsh. Lisec s bashku me të gjithë anëtarët e nëndegës.

Ju bëj thirje të gjithë shqiptarëve ta mbështesin koalicionin shqiptar si e vetmja shpresë për ta sjellur ndryshimin”

Ju falemnderit!

Kryetar i ASH, Nëndega Lisec, Tetovë

30.05.2020