Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Qendrën për Shëndet Publik dhe me asistencë të MPB-së, sot do të bëjnë aksion për të marrë anketa epidemiologjike nga familja e të ndjerit i cili humbi jetën në spital privat dhe nuk u varros sipas protokollit të virusit Covid-19.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se në testin tij pas vdekje i ndjeri ka rezultuar pozitiv në testin për Covid-19.