Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z.Menduh Thaçi, sot në selinë e partisë priti në takim Ambasadorin e ri të Republikës së Shqipërisë në Maqedoni, z.Fatos Reka.

Në takim është biseduar për situatën politike në vend dhe rajon, si dhe për integrimet Europiane.

Pasi ambasadori e uroi kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare për marrjen e mandatit për deputet, theksoi rëndësinë e integrimit të vendit dhe rajonit në Bashkimin Europian. Kryetari i PDSH-së pasi falënderoi ambasadorin, theksoi se Maqedonia e Veriut do të vazhdojë me procesin e reformave sistemore drejt integrimit në Bashkimin Europian.

Kryetari Thaçi gjithashtu konstatoi se Shqipëria si anëtare e NATO-s ka një rol shumë të rëndësishëm dhe se është faktor determinues jo vetëm për ardhmërinë e Shqiptarëve të Maqedonisë, por edhe për mbarë rajonin.

Takimi kaloi në një atmosferë të ngrohët e miqësore me ç’rast bashkëbiseduesit potencuan nevojën e zhvillimit të mëtejmë të marrëdhënieve shumë të mira në të gjitha fushat me interes të përbashkët.