Kryetari i Sindikatës së Mjekëve të Kosovës, Blerim Syla, ka kritikuar artistët për mbajtjen e protestës së sotme.

Ai protestën e sotme të mbajtur para Qeverisë së Kosovës për lejimin e organizimin e dasmave e ahengjeve e ka quajtur protestë të turpit.

Syla ka kërkuar të mos thuren këngë e vargje për punonjësit shëndetësorë, por t’u dilet atyre në ndihmë.

“Ne kohen kur komunitetit shendetesor po i rrezikohet jeta dikush me surle e daulle po e largojke Covidin.Ateher e thjesht ne punetoret shendetesor ne shtepi e Ju “artista” neper kilinika por mos i harroni edhe Politikanet.Turp Turp Turp e besa edhe gjynah duhet me ju ardhe nga punetoret shendetesore.Mos thurrni keng e lavde por ndihmoni…..”, u shpreh ai.