qendra Kur  në të gjitha qytetet më të njohura të  botës, duke përfshirë edhe kryeqendrat shqiptare si Tiranen dhe Prishtinen tanimë është bërë traditë  kremtimi i natës më të hareshme të ndrimit të moteve, me organizime dhe  festime spektakolare, me koncerte të ndryshme, ku defilojnë  emra eminent të skenës muzikore që u japin gjallëri shesheve.  

Kjo traditë , sigurisht se  duhej të ndiqej edhe në Tetovë , kur dihet  se disa vite me rradhë ishte bërë traditë që edhe Tetova e fundvitit të merrte  pamje kremteje , aq më tepër kur në mesin e Tetovarëve kthehen edhe mërgimtarët, që i japin një gjallëri  Tetovës. Por fatkeqësisht këtë vit për dallim nga vitet e kaluara sheshi i Tetovës ishte i zbrazur, i ngjasonte nje pamjeje të një qyteti të vdekur.

 Edhe  pse mbase mund të të thuhet që i ftohti mund të  ishte një nga arsyet e mospranisë së qytetarëve në shesh, por kjo nuk mban, kur dihet botërisht se vitin e kaluar temperaturat ishin shumë gradë nën zero, dhe se kishte një prani të madhe të të rinjëve dhe para Tetovarëve  kënduan këngëtarë  të njohur të estradës si Zanfina Ismaili, Big Mama e shumë të tjerë.

Eshtë për keqardhje, papërgjegjshmëria e organeve kompetente sidomos Kryetares së Komunës  Teuta Arifie cila gjatë fushatë parazgjedhore na joshi të gjithëve duke na premtuar një Tetovë Evropjane, me evenimente Kulture që do u ngjasonin qyteteve Evropjane, po fatkeqësisht, kjo që ne të gjithë pamë mbrëmë i ngjasonte një qyteti Afgan si  Kandahari!… (fol.mk)