Qyteti i Tetovës Vitin e Ri e priti në një atmosferë të zbehtë, pa asnjë organizim në shesh, vetëm me disa dekorime sa për sy e faqe.

Thonë se nga Komuna e Tetovës kanë harxhuar 80 mijë euro për dekorimin e qytetit mirëpo nuk vërehet shumë.
Në fakt as kryetarja e komunës nuk vërehet askund këto ditë. As manifestim për fëmijët nuk ka patur në shesh gjatë ditës së djeshme…

Kryetarja e Komunës Teuta Arifi mbrëmë nuk i ka vizituar as zjarrfikësit, po as spitalin e Tetovës. Shtrohet pyetja ku ndodhet Teuta Arifi? Thashethemet thonë se ajo bashkë me familjen festojnë Vitin e Ri në një qytet evropian ndërsa tetovarët i lë pa atmosferë festive!