Me skadimin e afatit, gjithsej 27 kandidatë për kryetarë komune dhe 47 lista të kandidatëve për anëtarë të këshillave të komunave, kanë dorëzuar nënshkrimet para personave zyrtarë të KSHZ. Sipas zëdhënëses së KSHZ-së, Arjeta Xhemaili, nënshkrime për lista të kandidatëve për kryetarë të komunave janë mbledhur në 22 komuna.
“Nënshkrime për lista të kandidatëve për kryetarë të komunave janë mbledhur në 22 komuna edhe atë në Manastir, Brvenicë, Valandovë, Vevçan, Gratsko, Debarcë, Dojran, Zrnovcë, Kavadar, Mavrovë Rostushë, Makedonski Brod, Mogila, Negotinë, Novacë, Ohër, Petrovec, Probishtip, Radovish, Rankovcë, Qendër, Çashkë dhe komuna e Çuçer Sandevës.”, deklaroi Arjeta Xhemaili, Zëdhënëse e KSHZ-së.
Ndërkaq nënshkrime për lista të kandidatëve për anëtarë të Këshillave janë mbledhur në 27 komuna.
“Nënshkrime për lista të kandidatëve për anëtarë të Këshillave janë mbledhur në 27 komuna edhe atë në Manastir, Bogdancë, Gjevgjeli, Gardsko, Debarcë, Dojran, Dollnen, Zrnovcë, Kavadar, Karbinc, Kërçovë, Koçan, Krivogashtan. Krushevë, Mavrovë Rostushë, Makedonski Brod, Mogila, Negotinë, Novac, Ohër, Petrovec, Probishtip, Radovish, Rankovc, Nagoriçani, Çuçer Sandevë dhe Shtip”, tha Arjeta Xhemaili, Zëdhënëse e KSHZ-së.
Afati për mbledhjen e nënshkrimeve ka përfunduar mbrëmë më 4 shtator. Ndërkaq afati për parashtrimin e listave partiake të kandidatëve për kryetarë komune dhe anëtarë në këshillin e komunave skadon më 14 shtator në ora 24:00. Listat dorëzohen në Komisionet kompetente komunale të zgjedhjeve.
Nga KSHZ i rikujtojnë votuesit se shqyrtimi publik në Listën Zgjedhore do të zgjasë deri më 9 shtator. Ndërkohë informojnë se deri më tani, në njësitë rajonale shqyrtim publik kanë kryer gjithsej 18.804 persona, ndërkaq në mënyrë elektronike shqyrtim publik kanë kryer 148.538 persona. Prej tyre, 14 persona kanë kërkuar të regjistrohen, 7 kanë kërkuar shlyerje dhe 19 prej tyre ndryshim të të dhënave.
/SHENJA/