49.14% është dalja në zgjedhje nga ana e qytetarëve të Maqedonisë deri në orën 17:00, kështu kumton Komisioni Shtetëror Zgjedhor gjatë konferencës së fundit, përcjell Fol.

Përndryshe, nga dalja e përgjithshme deri në orën 13:00, sipas KSHZ-së dalja e votuesve shqiptar ishte relativisht më e ulët në krahasim me votuesit maqedonas. /Fol/