Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) në lidhje me votuesit, të cilëve afati i letërnjoftimeve ju ka skaduar brenda dy rretheve të zgjedhjeve lokale, informon se të njëjtit do të mund të votojnë vetëm me pasaportë të vlefshme.

“Qytetarët të cilët janë të regjistruar në Listën Zgjedhore, të cilëve afati i dokumenteve të identifikimit ju ka kaluar mes rretheve të zgjedhjeve lokale, në rrethin e dytë (29) tetor do të mund të votojnë vetëm me dokument udhëtimi të vlefshëm”, informojnë nga KSHZ.

Ata shtojnë se qytetarët të cilët duan të realizojnë të drejtën e tyre të votës në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale, duhet menjëherë të nxjerrin letërnjoftim të ri.

Ndërsa MPB gjatë ditës së djeshme informoi se edhe gjatë fundjavës do të jetë në dispozicion të qytetarëve për të marrë dokumente identifikimi të reja./Telegrafi/