Presidenti amerikan Donald Tramp në një intervistë për televizionin Foks deklaroi se do të donte që SHBA-ja të ketë raporte të mira me Rusinë.

“Do të ishte e shkëlqyeshme po qe se do të bashkëpunonim me Rusinë. Nuk shoh asgjë të keqe në bashkëpunimin me Rusinë. Edhe ata janë fuqi bërthamore. Mendoj se do të mund të kishim raporte të mira. Kështu më lehtë do ta zgjidhnim situatën me Korenë Veriore”, deklaroi Tramp.

Tramp që po përgatitet për turin e tij të ri nëpër Azinë lindore deklaroi se punon në zgjidhjen e problemit me Korenë Veriore dhe se dëshiron të bashkëpunojë me Kinën rreth kësaj çështje, duke shtuar se do të donte ta ketë edhe ndihmën e Rusisë.

Tramp theksoi se informacionet për ndërlidhje të njerëzve kyç pikërisht nga fushata e Klintonit, si vëllezërit Xhon dhe Toni Podesta, me organizata proqeveritare ruse, si dhe implikimin e familjes Klinton në shitjen e minierave amerikane të uraniumit të kompanive ruse paraqesin shumë indikatorë shumë më seriozë për ndërlidhje me Rusinë.