Me katër vota pro, katër kundër dhe një i përmbajtur, KSHZ sot refuzoi ankesën e LSDM-së për vendvotimin 2011 në Tearce, në njësinë e gjashtë zgjedhore. Për vendimin nuk votoi përfaqësuesi i BDI-së në KSHZ, Subhi Jakupi, i cili paraprakisht tha se ekspertët duhet të vendosin për propozimin e fundit i cili del nga votimi.

Në përputhje me ligjin për Zgjedhje, vendimi i KSHZ vlerësohet të jetë i vendosur nëse për atë kanë votuar shumica e anëtarëve të komisionit.

Ankesa e LSDM ishte që në këtë vendvotim në fillim të zgjedhjeve është konstatuar se mungon fletë votimi e cili gjatë numërimit është gjetur në kuti.