Nuk do të ketë masa të reja shtesë restriktive. Ngelen në fuqi masat aktuale për orë policore nga ora 22:00 deri në ora 05:00, si dhe mbajtja e maskës në vende publike, informon Zhurnal.

Në komisionin e sotëm të sëmundjeve ngjitëse, u shqyrtua gjendja aktuale epidemiologjike në vend, ku komisioni përfundoi se nuk ka nevojë për masa shtesë.

Komisioni përsëri do të mbajë mbledhje të martën javën e ardhshme, ku do të shqyrtohen mundësitë nëse do të ketë nevojë për masa të tjera.//Zhurnal.mk