Incidenti i ndodhur mbrëmë në qytetin e Tetovës që për pasojë ka një të vrarë dhe dy të plagosur e që arsyet e këtij incidenti akoma nuk janë bërë të ditur derisa MPB sot pritet që gjatë ditës të del me informacione shtesë, Zhurnal ka arritur të zbulojë identitetin e personave të përfshirë në këtë incident të armatosur.

Bëhet fjalë për tre persona të gjithë nga qyteti i Tetovës. H. M (35 vjeç) baba i dy fëmijëve ka mbetur i vrarë mbrëmë në incidentin e armatosur në afërsi të restaurant Kurtishit, ndërkohë që R.K (37 vjeç) dhe një person tjetër shok i tyre ka ngelur i plagosur.

Akoma nuk dihet se kush mund të ketë qenë personi që ka kryer vrasjen por sipas disa burimeve thuhet se ka qenë pikërisht një banorë i lagjes Teqe ai i cili e ka kryer sulmin.