Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski edhe njëherë në një emision televiziv ka folur për situatën politike në vend, masat e këqija qeveritare, si dhe për ndodhitë e fundit me pasaportat që iu janë dhënë mafiozëve, vrasësve dhe narkobosëve.

Mickoski potencoi se kjo është një aferë e përmasave të mëdha dhe ky rast e pasqyron gjendjen reale të Maqedonisë në raport me krimin dhe sistemin e rrënuar të sigurisë. Ai gjithashtu përmendi edhe zëvendëskryeministrin për luftën kundër korrupsionit, Lupço Nikollovski i cili deri më tani nuk ka thënë asnjë fjalë për aferën “Mafia”.