Gjigandi japonez i automjeteve, Toyota do të tërheqë nga tregu rreth 200 mijë makina në Kinë.

Këto automjete rezultojnë të kenë probleme në airbag, ndaj kompania ka marrë vendimin që t’i tërheqë nga tregu.

Toyota bën me dije se modelet New Highlander, Levin, Levin hybrid dhe Corolla hybrid të prodhuar mes muajve maj 2015 dhe shkurt 2016, janë me defekt në airbag.

Duke filluar nga data 10 shkurt, kompania do të tërheqë automjetet “difektoze” nga tregu, dhe do t’i ndërrojë pjesët problematike pa asnjë lloj pagese.

Defekti në airbag është mjaft i rrezikshëm përsa i përket sigurisë së shoferit, ndaj dhe masa për tërheqjen e këtyre automjeteve u mor menjëherë pasi ky lajm rezultoi të ishte i vërtetë.