Problemet me shikimin janë shumë më të zakonshme sesa mund ta imagjinoni. Gati 60% e popullsisë në botë ka nevojë për korrigjim të shikimit. Fatmirësisht, 80% e të gjitha problemeve me shikimin mund të shmangen ose korrigjohen.

Një nga shkaktarët kryesor të dëmtimit të shikimit është përdorimi i pajisjeve elektronike (telefon, tablet, televizor, kompjuter). Stresi, ushqyerja jo e shëndetshme, duhanpirja apo obeziteti mund të dëmtojnë gjithashtu shikimin, shkruan Shendeti +.
Më saktë, çdo gjë që ju dëmton zemrën ndikon edhe tek sytë.
Mënyra si shikoni tek ekrani i pajisjeve elektronike mund t’ju dëmtojë shikimin

Drita blu tek pajisjet elektronike mund të shkaktojë degjenerim makular, sëmundje që dëmton gradualisht retinën.
Dritat e kompjuterit janë ata që e dëmtojnë më shumë shikimin. Nëse qëndroni shumë para kompjuterit, duhet të merrni patjetër syze, edhe nëse mendoni se nuk keni asnjë problem me shikimin.
Picërimi i syve para ekranit të kompjuterit mund të shkaktojë ‘sindromën e vizionit të kompjuterit’, tharje të syrit, lodhje dhe dhimbje.

Mbroni shikimin: Mbani çdo ekran të paktën 40 cm larg nga fytyra, dhe rrisnin pak madhësinë e shkronjave.
Përpiquni të ndiqni rregullin 20-20-20 të shikimit të ekranit të kompjuterit, telefonit apo tabletit, i cili nënkupton që çdo 20 minuta para ekranit, shikoni një objekt që është 20 këmbë larg (6 metra) për 20 sekonda.

Stresi dëmton shikimin

Hormoni kortizol i stresit mund të dëmtojë retinën, duke shkaktuar turbullim të shikimit.

Mbroni shikimin: Aktiviteti fizik dhe meditimi mund të largojnë stresin. Frekuentoni edhe jetën e natës: Një orë muzikë live mund të ulë nivelet e kortizolit me 25%.
Leximi shumë afër mund t’ju dëmtojë shikimin

Sa më afër fytyrës ta mbani telefonin ose librin, aq më shumë lodhen sytë. Në këtë rast mund të shkaktohet miopia (çrregullim i të parit nga afër).

Mbroni shikimin: Përdorni rregullin 20-20-20: Çdo 20 minuta, bëni një pushim dhe shikoni një objekt 20 këmbë larg për 20 sekonda.
Shikoni nga dritarja nëse mundeni; pamjet jashtë ju ndihmojnë të relaksoni sytë.

Të qenët i shpërkujdesur ju dëmton shikimin

Traumat në sy, si gjuajtja me top në sy ose me bërryl, është një nga shkaktarët kryesor të humbjes së shikimit tek të rinjtë.
Mosushqyerja me barishte ju dëmton shikimin

Duke mos ngrënë zarzavate dhe barishte, ju nuk merrni lëndët ushqyese si nitratet dhe luteinën, që janë shumë të rëndësishme për shikimin dhe ju mbrojnë nga sëmundjet të lidhur me moshën si glaukoma dhe degjenerimi makular.

Mbroni shikimin: Një studim i fundit ka treguar se njerëzit që konsumojnë 240 ml spinaq në ditë kanë 30% më pak gjasa që të preken nga glaukoma, krahasuar me ata që i urrejnë barishtet.
Mbipesha dhe duhanpirja ju dëmton shikimin

Nëse jeni duhanpirës, obezë, ose i keni të dyja, rreziku për zhvillimin e glaukomës, katarakteve, degjenerimit makular dhe sëmundjeve të tjera të syrit është shumë i madh.

Mbroni shikimin: Përpiquni të humbisni disa kile dhe, më e rëndësishmja, hiqni dorë nga duhani. Konsumimi i një diete të pasur me fruta, perime (sidomos ato që kanë përmbajtje të lartë në vitaminë C dhe zink) dhe peshk është e mirë për shëndetin e syve.