Ballina Shëndetësi Kujdes! Kjo substancë kancerogjene gjendet tek patatinat

Kujdes! Kjo substancë kancerogjene gjendet tek patatinat

Bashkimi Europian zhvilloi nje studim 3-vjecar mbi elementet toksik te formuar nga nxehtesia e gatimit.

Ne raportin e ketij studimi u deklarua se ekzistojne 800 elemente te tille nder ushqimet e zakonshme qe gatuajme, 52 prej te cileve me cilesi kancerogjene te mundshme. Nje prej tyre eshte “akrilamidi”, i cili eshte gjetur te kete efekt kancerogjen dhe neurodegradues.

Si “mbin” ne ushqimin tone kjo substance?
Ne te vetmen pike qe mund te kene te drejte mbeshtetesit e ushqimit te gjalle neper bote, eshte kur behet fjale per akrilamidet qe zhvillohen gjate pjekjes, skuqjes, gatimit ne zgare apo thekjes, te ushqimeve me prejardhje bimore, ne temperatura te larta. Gjate gatimit, sheqernat dhe aminoacidi “asparagjinine” nderveprojne me njeri tjetrin duke prodhuar kete substance. Ushqimet me permbajtje amidoni si patatet, e skuqura dhe patatinat, permbajne nivelin me te larte te akrilamideve, por realisht, cdo ushqim i gatuar mbi 120 grade Celcius mund t’i permbaje. Edhe kafja i permban! Ndryshe nga ushqimet e pasura ne karbohidrate, ato proteiniket e permbajne ne sasi me te ulet, edhe pse keto te fundit krijojne te tjera lloje substancash kancerogjene nga temperaturat e larta, sic jane aminat heterociklike. Ushqimet e pasura ne sheqerna si patatet, panxhari, biskotat e thekura dhe krakerat permbajne nivelet me te larta (150 – 4000microgram/kg), nderkohe qe te pagatuara ose te ziera permbajne sasi minimale.
Sipas nje studimi te 2008-es, patatinat ne treg permbajne nivele te akrilamideve, ne rastin me te mire 39 -dhe ne me te keqin- 900 here mbi normen e percaktuar.
Fatkeqesisht, patatinat e pjekura ne vend te atyre te skuqura, nuk jane me te mira perkundrazi, jane gjetur te permbajne 3 here me shume krahasuar me te parat.
Perse akrilamidet quhen “kancerogjene”
Ne studime laboratorike ne kafshe, akrilamidet jane lidhur me zhvillimin e tumoreve te ndryshme pas ekspozimit te tyre ne doza te perqendruara. Sipas kerkimeve ne njerez, keto substanca lidhen me kancerin e gjirit me receptor pozitiv ndaj estrogjenit, me kancerin e mitres pas menopauzes dhe ate te vezoreve.
Ato jane gjetur te kene lidhje gjithashtu edhe me demtime neurologjike. Ky fakt na ben te reflektojme mbi konsumin e tyre nga femijet e vegjel, te cilet kane nje system nervor me delikat dhe ne zhvillim e siper.
Ushqimet e pasura ne akrilamide
• Patatinat
• Biskotat e gatshme
• Drithrat e mengjesit (vecanerisht te tipit “corn flakes” dhe “all-bran”, por kompani te ndryshme kane nivele te ndryshme)
• Buket e thekure, e pjekura te tipit “bake rolls”, krakera, friganja. Buka e thekres me krunde duket te formoje me pak akrilamide gjate thekjes krahasuar me buken e bardhe te zakonshme.
• Bajamet & kikiriket e pjekur, gjalpi qe perftohet nga kikirike te pjekur
• Geshtenjat e pjekura
• Kafja & kakao, ne sasi pak me te vogel permbajne akrilamide pasi kokkrat e kafes dhe kakaos piqen perpara se te bluhen.