Aaron Gander nga Wolverhampton i West Midlandsit, kishte paguar tremijë euro për një laptop të ri që do ta përdorte për video-lojëra.

Por, 24-vjeçari ka mbetur i shqetësuar kur hapi kutinë dhe gjeti një shtupë për pastrim dhe jo kompjuterin që porositi, transmeton Telegrafi.

“Ishte pako shumë e lehtë dhe që në fillim,vërejta se diçka nuk është në rregull. Malli ka mundur të jetë ndryshuar nga postieri”, ka thënë Gander lidhur me rastin.

Përmes kamerave të sigurisë, po kërkohet të identifikohet punonjësi i postës që ia solli në shtëpi, pasi kompania që e dërgoi thotë se e ka nisur pajisjen teknologjike.