Policë që vrapojnë dhe rregullojnë trafikun, fytyra të frikësuara, njerëz të plagosur në rrugë dhe të tjerë që tentojnë ti ndihmojnë, sirena ambulancash.
Janë këto pamjet që vinë në këtë video të siguruar nga Ora News menjeherë pasi një furgon përplasi turmën e njerëzve në pedonalen e Las Ramblas në Barcelonë, duke lënë të vdekur 13 persona dhe plagosur 80 të tjerë. (KUJDES! Pamje të rënda)
Shoferi i mjetit që u largua me vrap në këmbë pas ngjarjes thuhet se u vra në shkëmbim zjarri me policinë në periferi të qytetit.
ISIS mori përsipër sulmin, ndërsa policia spanjolle ka shpallur në kërkim një të ri maroken që kishte marrë me qira furgonin me të cilin u krye sulmi.

https://youtu.be/Fvww7Ln866A