Një banorë i qytetit të Kumanovës i moshës 35 vjecare ka vendosur që të shesë të gjitha stolit e arit të bashkëshortes së vet në vlerë prej 20.000 mijë euro dhe ti investon në kriptomonedhat virtuale BITCOIN, mëson portali Amerika-radio. 35 vjecari nga Kumanova është i njohur për redaksion tonë, por për shkaqe objektive nuk do ta publikojm identitetin e tij, por përvojën e tij në investime  në kartmonedhat vituale.

Ai për portalin tonë me shumë shqetësim tregon mënyrën se si ishte manipuluar për të investuar.

“ Isha në Shkup dhe u takova me një shok nga Kosova. Më tregoi se kishte fituar kinse shumë mijëra euro në internet, më konkretishtë me bitcoin. Më foli gati 2 sahat, dhe ma mbushi mendjen se fitohet shumë. Unë u binda se vetëm kështu fuget fukarrallëku, për shkak se si cdo familje në Maqedoni, kemi kredi, borxhe dhe shumë punë tjera. Shkova në shpi , I thash grues teme: Gru, du me shitë altanin komplet dhe me be investim te një punë shumë e hajrit dhe të bëhemi pasanik. Gruja më tha, mo burrë se kjo punë mos po get se është naj mashtrim. Unë I thash, jo se një shok i Kosovës, më tha se sagllam fitohet. Të nesëren e morri gjithë altanin e gruese dhe e shita te ni zllatar(artari). E thira atë shoku ja dhash diku 20 mijë euro. Ai tha se njer blehen përmes internetit, hapet një kuletë, dhe pastaj bëhen transakcija dhe fitohet shumë”, deklaroi, nën zë 35 vjecari nga Kumanova duke shtuar se gati disa muaj, vlera e kartëmonedhave është  rrënë në mënyr drastike, sidomos e Bitcoinit, nga 15.000 dollar, tani është diku 8000 dollar.Ai tregon se ka humb shumë.

“ Beso nuk më shkohet as në shtëpi, me muaj para kompjuterit u mundova me fitu. Bëna investimin e fundit, paramendo me shty, ullozh(investu), altanin komplet të grusë. Dhe tash gati i humbëm krejta paret, dhe mbeso sdu me jetu mo, ma mirë me dekë se me jetu “, deklaroi për portalin Amerika-Radio, 35 vjecari nga Kumanova,I cili për shkaqe objective nuk dëshiron të bëjmë publike identitetin e tij.

Ai apelon te të gjithë qytetarët në Maqedoni, që mos mashtrohen që të investojnë në BITCOIN, se ky investim është si në KAZINO, pasi në Shkup, Tetovë, Kumanov, Gostivar dhe vende tjera shumë shqiptar janë mashtruar dhe kanë investuar në FERMA me KOMPJUTER që kushtojnë diku 3000 euro, një kompjuter. Sipas tij dikush ka 10 kompjuter, disa më pak dhe disa më shumë, i gjithë ky investim bëhet kinse këta kompjuter bëjn transakcione dhe bëjm gërmim të parave në internet.