Arsenali është mposhtur 2-1 nga Brightoni, që rrezikon seriozisht pjesëmarrjen në Champions edhe edicionin 2018/19.
Arsenali ka pësuar humbjen e tretë me radhë në Premierligë. Në xhiron e 29, Topçinjtë u mposhtën 2-1 nga Brightoni, shkruan Gazeta Express.

Lewis Dunk 7’ dhe Glenn Murray 26’ shokuan vendasit me dy gola të shpejtë. Krejt cka arriti të bëjë Arsenali i Arsene Wenger ishte goli i nderit, që e realizoi sulmuesi, Pierre-Emerick Aubameyang 43’.

Pas kësaj humbje, që ishte e treta me radhë në Premierligë dhe e katërta në të gjitha garat, Arsenali renditet në pozitën e gjashtë me 45 pikë, 13 larg zonës Champions.

Kurse Brightoni me këtë fitore të madhe zë vendin e 10’të me 34 pikë të grumbulluara.