Prokuroria Themelore Publike në Kumanovë ka dorëzuar propozim për të gjobitur një person, i cili nuk e ka respektuar masën e vetë-izolimit.

Nga Prokuroria thonë se personi më 16 mars përmes kalimit kufitar Deve Bair është futur në shtet dhe ka nënshkruar deklaratë se do të vetë-izolohet, pasi ka ardhur nga Austria – vend me rrezik të përhapjes së epidemisë.

“Më 17 mars gjatë kontrollit nga ana e zyrtarëve policor, ai nuk është gjetur në shtëpi”, thonë nga Prokuroria.

Prokuroria ka propozuar që personi të gjobitet me 100 gjoba ditore, me çka vlera e një gjobe ditore është 20 në kundërvlerë të denarit.

Gjykata e ka pranuar këtë propozim dhe personit i ka shqiptuar gjobë në vlerë prej 2 mijë eurove, në kundër vlerë të denarit.