Në janar të vitit të ardhshëm në Gjykatën themelore në Kumanovë do të fillojë procesi gjyqësor kundër Ljubomir Mitev (78) nga fshati Kojkovë i Kratovës, i cili në vetëmbrojtje gjuajti me armë dy vjedhës në shtëpinë e tij, prej të cilëve njërin për vdekje, kurse tjetrin e plagosi, për shkak se e kanë maltretuar dhe kanë dashur ta plaçkitin.

Vjedhja kishte ndodhur më 27 shkurt të vitit 20132 në shtëpinë e vjetër të dy pleqve në fshatin malor Kojkovë, kur dy plaçkitësit me dhunë janë futur në shtëpinë e tij dhe kanë filluar t’i maltretojnë në mënyrë çnjerëzore. Plakut Lube ia kanë lidhur gojën me najlon dhe e kanë rrëzuar në tokë, kurse më pas e kanë lidhur për karrige me litarë, kurse bashkëshorten e tij e kanë mbuluar me qebe dhe e kanë maltretuar.

Pastaj kanë dalë në dhomën tjetër që t’i kërkojnë paratë. Ai e ka shfrytëzuar pakujdesinë e hajdutëve dhe ka arritur të lirojë duart. Ka zbritur në podrum ku e ka marrë pushkën e gjahut dhe ka shtënë në drejtim të plaçkitësve.

“Ka përfunduar procedura dhe tani fillojmë nga fillimi. Jemi të gatshëm për betejat e ardhshme juridike dhe presim fitore juridike për Gjyshin Lube”, deklaroi avokati i tij Hristijan Georgievski, për SDK.mk.

Opinioni është në anën e 78 vjeçarit duke kërkuar lirimin e tij për shkak se ak gjuajtur në vetëmbrojtje, transmeton Gazeta Lajm.

Plaçkitësi Ivanov, që mbijetoi  është dënuar me 8 vite burg.