Komuna e Kumanovës në bashkëpunim me NP “ Pastrim dhe gjelbërim “ dhe shoqatën “ Aksijashët e Kumanovës “ dhe Klubin e vëzhguesve, në lokalitetin tek Kompleksi përkujtimor në Kumanovë , sot ndërmorrën një aktivitet ekologjik për mbjelljen e 3.000 fidaneve të reja, njohton TVM2.

“ Sot organizuam një aksion për mbjelljen e fidaneve të reja dhe pastrimin e lokalitetit tek Kompleksi përkujtimor, së bashku me NP “ Pastrim dhe gjelbërim “ , klubin e vëzhguesve dhe shoqatën “ Aksijashët e Kumanovës” , si dhe kompanitë private , të cilat na mbështetën me mekanizëm të nevojshëm. Me këtë dëshirojmë të krijojmë ambient sa më të pastër jetësor për qytetarët. Poashtu bëmë edhe pastrimin e deponive të egra të krijuara nga qytetarët e pandërgjegjshëm “ na tha mes tjerash , kryetari i Kumanovës, Maksim Dimitrievski.

“ Ndërmarrja jonë rregullisht e mirëmban këtë kompleks , me qëllim që qytetarët e Kumanovës të kenë qytet më të pastër dhe me ajër të pastër. Siç po shihni sot ndërmorrëm aksinin për mbjelljen e 3000 fidaneve të reja në lokalitetin ku qytetarët e pandërgjegjshëm kanë prerë drunjët ekzistuese “ – deklaroi Sasho Petrushevski, drejtor i NP “ Pastrim dhe gjelbërim “.

“Me qëllim të mbrojtjes së ajrit si dhe pastrimin e ambijenteve të ndryshme , sot bëmë mbjelljen e 3.000 fidaneve të reja. Besoj se ditëve në vijimdo të vazhdojmë edhe në lokacione tjera. Kisha dashur të apeloj tek qytetarët e kumanovës sidomos tek qytetarët shqiptarë që të jenë më aktiv ”- deklaroi Remzije Bilalli .

Ky aktivitet është një ndër masat e parapara për mbrojtjen e ambijentit jetësor në qytetin e Kumanovës.